Paketa ”Antishpifje”, organizatat e shoqërisë civile: Qeveria të tërhiqet

0 354

Pas kritikave të Komisionit të Venecias për ligjet e asaj që njihet si paketa ”Antishpifje”, kanë reaguar edhe një grup organizatash të shoqërisë civile të cilat e kanë kundërshtuar vazhdimisht miratimin e kësaj pakete.

Ato vërejnë se të gjitha shqetësimet e ngritura që nga dhjetori i vitit 2018, kur drafti i parë u propozua nga Këshilli i Ministrave e deri më 19 dhjetor 2019, kur ndryshimet në ligje u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë, janë konfirmuar si shqetësime madhore për lirinë e shprehjes, për demokracinë dhe shtetin e së drejtës nga opinioni i Komisionit të Venecias.

Ata i kanë bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama si nismëtar i këtij ligji dhe maxhorancës parlamentare, që të pranojnë opinionin e Venecias si përfundimtar dhe shterrues, dhe rrjedhimisht, të tërheqin ligjin në fjalë. Organizatat e shoqërisë civile e cilësojnë këtë si një mundësi që qeveria të reflektojë publikisht mbi konceptet dhe praktikat e tyre të gabuara mbi lirinë e shprehjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.