Paketa e KE-së për Ballkanin, Bregu: Investimet mund të arrijnë deri në 29 mld euro

0 366

Komisioni Europian prezantoi sot planin ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor për nxitjen e investimeve dhe rimëkëmbjen ekonomike, ku u ofrua një buxhet prej 9 miliardë euro investime. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu e ka cilësuar këtë paketë investimesh si më seriozet të prezantuara nga KE, duke theksuar se investimet përveç 9 mld euro që ofron KE mund t’i shtohen dhe 20 mln Euro të tjera si kreditim nga institucionet financiare të BE-së në formë kredi e të butë.

“Kjo paketë e lanccuar sot, që ngrihet dhe bazohet në 10 piketa për investime në rajon, që kanë të bëjmë me projekte të infrastrukturës rajonale, që kanë të bëjmë me projekte të inovacionit apo digjitale apo që kanë të bëjmë me mjedisin dhe energjinë, nuk do të mbetet kaq. Pra është 9 mld euro vjen nga paketa e investimeve të IPA që KE ka përgatitur për vendet tona nga ana tjetër duke krijuar një fond garancie për Ballkanin Perëndimor një pjesë e kësaj pakete do të përdoret për të krijuar mundësinë që institucione financiare të ofrojnë kredi të buta dhe të përballueshme deri në 20 mld euro. Nisemi nga një nivel investimesh prej 9 mld që jep KE për të arritur në plus 20 që mund të ofrohen mbështetje si kredi nga institucionet evropian financiare”, u shpreh Bregu.

Ish-ministrja e Integrimit të Shqipërisë theksoi se këto investime do të sjellin një rritje ekonomike prej 6.5% për vendet e rajonit që do të kontribuojë në përafrimin e nivelit ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Bregu u shpreh më tej se, rajoni është i lidhur shumë keq me njëri-tjetrin ndaj dhe synohet lidhja e kryeqyteteve me njëri-tjetrin duke sjellë investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe gjithashtu po punohet për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. Iniciativa e nisur 4 vite më parë si pjesë e Samitit të Berlinit, tha Bregu do të vijojë më tej gjatë Samitit të Sarajevës më 8 nëntor, ku do të prezantohet një plan i përbashkët rajonal për 6 ekonomitë e vendeve të rajonit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.