Paloka: Nuk e ka bërë Berisha peticionin kundër Yuri Kim

0 29

Edi Paloka u shpreh në një emision se peticioni nuk është bërë nga Sali Berisha, por që ai e mbështeste atë. Deputeti ndër të tjera ka thënë se vetë e kishte firmosur atë peticion me bindje të plotë.

“Nuk është e vërtetë që e ka bërë Berisha. Berishës as nuk i ka shkuar në mendje. Se ca ka Berisha dhe se çfarë kemi ne e kemi thënë hapur dhe e themi çdo ditë, nuk kemi nevojë ne të bëjmë peticione. Berisha nuk është kundër këtij peticioni është pro, por nuk e ka bërë ai. Unë e kam firmosur këtë peticion. E kam firmosur, por nuk e kam bërë unë. Ai peticion e lexove me kujdes, nuk kishte asnjë lajthitje dhe më pëlqeu jam dakord se ishte njësoj sikur e kisha bërë unë. Por nuk kemi lidhje fare me atë peticion. Mendojmë plotësisht ashtu edhe e firmosa me bindje” tha Paloka në emisionin “Të pa ekspozuarit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.