Paloka: Sot vuloset destabilizimi. Rama nuk i shpëton shpagimit të shqiptarëve

0 361

Nga: Redjon Shtylla

Këshilli Politik nuk prodhoi diçka konkrete. Opozita e Bashkuar, në mbledhjen e së mërkurës pasdite propozoi amendamentin për hapjen 100% të listave të kandidatëve. Sipas saj, çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 janarit. Opozita ka paraqitur qëndrimin që neni 64 i Kushtetutës nuk ka nevojë të ndryshohet. Aktorët politikë u ndanë pa arritur dakordësinë për çështjet që mbajnë të ndara palët deri më tani. Për seancën e sotme, PS-ja ka shfaqur bindjen se do t’i kalojë ndryshimet në Kushtetutë, qoftë edhe pa dakordësinë e opozitës.

Për të kuptuar diçka më shumë në lidhje me atë se çfarë po ndodh këto orë përpara këtij momenti të rëndësishëm, “Koha Jonë” kontaktoi me nënkryetarin e PD-së, Edi Palokën, i cili thotë se ndryshimet në këto kushte ato janë antikushtetuese, amorale, destabilizuese. Për më tepër, Paloka nënvizon se këto përpjekje të Ramës tregojnë vetëm panikun që e ka kapur dhe i ngjajnë përpjekjeve të atij që e ka lakun në fyt.

“Ndryshimet Kushtetuese në mënyrë të njëaneshme, janë kundërshtuar nga opozita dhe nga gjithë partnerët ndërkombëtarë. Në këto kushte ato janë antikushtetuese, amorale, destabilizuese. Sidoqoftë, unë e kam thënë dhe herë tjetër, të gjitha këto përpjekje të Ramës tregojnë vetëm panikun që e ka kapur dhe i ngjajnë përpjekjeve të atij që e ka lakun në fyt e që duke u përpëlitur kujton se do të shpëtojë po në fakt vetëm sa e bën më të tmerrshme vdekjen e tij”.

Çfarë do të bëjë tani Opozita e Bashkuar, në një kohë që seanca është “bekuar” edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim? Nga ana tjetër, Paloka thotë se Rama nuk do i shpëtojë shpagimit të shqiptarëve. “Fundi i Ramës është shkruar, me koalicione apo pa koalicione, si ta dojë ai, nuk i shpëton dot fundit të tij. Do ta bëjë vetëm më të tmerrshëm për vete dhe për shërbëtorët e tij. Askush të mos mendojë se do i shpëtojë shpagimit të shqiptarëve për atë që po përgatiten ti bëjnë. Padron dhe shërbëtorë do marrin sot atë që po kërkojnë. Nuk mund t’u shkatosh fatkeqësi shumicës së shqiptarëve e të shpresosh se do t’a hedhësh paq”.

Prononcimi i plotë

Ndryshimet Kushtetuese në mënyrë të njëaneshme, janë kundërshtuar nga opozita dhe nga gjithë partnerët ndërkombëtarë. Në këto kushte ato janë antikushtetuese, amorale, destabilizuese. Sidoqoftë, unë e kam thënë dhe herë tjetër, të gjitha këto përpjekje të Ramës tregojnë vetëm panikun që e ka kapur dhe i ngjajnë përpjekjeve të atij që e ka lakun në fyt e që duke u përpëlitur kujton se do të shpëtojë po në fakt vetëm sa e bën më të tmerrshme vdekjen e tij. Fundi i Ramës është shkruar, me koalicione apo pa koalicione, si ta dojë ai, nuk i shpëton dot fundit të tij. Do ta bëjë vetëm më të tmerrshëm për vete dhe për shërbëtorët e tij. Askush të mos mendojë se do i shpëtojë shpagimit të shqiptarëve për atë që po përgatiten ti bëjnë. Padron dhe shërbëtorë do marrin sot atë që po kërkojnë. Nuk mund t’u shkatosh fatkeqësi shumicës së shqiptarëve e të shpresosh se do t’a hedhësh paq.

Leave A Reply

Your email address will not be published.