Pamje të frikshme nga Greqia! Shqiptarët rrezikojnë prekjen nga Covid-19, ja thirrja për Ramën

0 483

Në një kohë që kufijtë janë mbyllur, në realitet situata është e frikshme. Psikologia Marsela Lekli ka publikuar videon e një emigrant shqiptar, i cili tregon pamje nga jashtë ambasadës së Shqipërisë në Athinë, i cili tregon radhët e shqiptarëve që presin jashtë portës së ambasadës, duke rrezikuar nga pandemia e Covid-19.

Emigranti tregon se të gjithë shqiptarët janë ngjitur me njëri-tjetrin në radhë, ndërkohë që brenda punohet sipas tij me kapacitet të reduktuar. Ai kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj që të marrin masat, të bëjnë të mundur marrjen e shërbimit online dhe të shtojnë numrin e punonjësve për të përballuar nevojat e shqiptarëve në Greqi.

“Shiko se çfarë bëhet në ambientet e ambasadës shqiptare në Athinë. Shikoni! Ja gjendja. Shteti shqiptar. Ja pra të gjithë shqiptarët kudo që janë në Greqi, vuajnë këtu me fëijë të vegjël, me fëmijë të vegjël dhe shteti i ka braktisur në këto ditë të vështira virusi. Shikoni si janë katandisur emigrantët. Ku është Edi Rama dhe ministria e Jashtme? Ku është sistemi online? Nuk kanë dëshirë të zgjidhin problematikat tona! Nuk vendosin punonjës të tjerë për të pasur sportele të tjera. Urdhëroni shikoni! I bëj thirrje Edi Ramës që të gjejë zgjidhjen”.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmarselalekli83%2Fvideos%2F10223380875661259%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”313″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>

Leave A Reply

Your email address will not be published.