Pamjet prekëse kur ushtari rus flet me nënën e tij me video: Presidenti ynë ka shkatërruar kopshte dhe spitale

0 160

Këto janë pamjet e një ushtari rus të kapur nga forcat ukrainase, teksa qan kur flet me video me nënën e tij dhe i tregon asaj se presidenti rus Vladimir Putin ka shkatërruar kopshte dhe reparte spitalore në Ukrainë.

Në këtë video ushtari rus duket teksa i lutet nënës së tij që të përhapë të vërtetën se “gjithë këtë e bëri presidenti ynë”.

Ushtari rus i tregon të ëmës se duhet të përdorë mediat sociale në mënyrë që ‘sa më shumë njerëz të mund të dinë të vërtetën për sulmet e Vladimir Putinit’.

‘Jeta ka qenë e qetë këtu përpara se Presidenti ynë të fillonte gjithë këtë’, thotë ushtari.

Ndërsa nëna e tij e mërzitur i përgjigjet: “Të kuptova, të dua shumë”.

Të shtunën e kaluar u raportua se një kopsht fëmijësh dhe një jetimore ishin sulmuar në Okhtyrka, një rreth i vogël në provincën verilindore të Ukrainës, Sumy.

Leave A Reply

Your email address will not be published.