Panariti: 70 % e bizneseve në pikiatë, qeveria mashtroi për paratë sovrane

0 331

Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, thotë se 70% e bizneseve janë në pikatë. Ai akuzon qeverinë për mashtrim, në lidhje me premtimet e kësaj të fundit për paratë sovrane. Ai shton se veç Shqipëria dhe asnjë vend tjetër nuk luan në këtë mënyrë me bizneset që po falimentojnë.

”Paratë e premtuara sovrane të qeverisë për pandeminë, jo vetëm që nuk po disbursohen por e kanë bërë akoma më të vështirë kreditimin e biznesit i cili sot e ka jetësore, financimin për të mbijetuar. Bëhet fjalë për financim me kredi me interes 5%, në një kohë kur interesat e depozitave janë zero dhe po të llogariten komisionet e transaksioneve ato janë qartësisht negative. Shkurt i bie që duhet të paguash që banka të ruajë paratë e tua, ndërkohë që nuk i përfiton ato si kredi edhe me “taksë” interesi 5%”.

Postimi i plotë

Vetëm financimi direkt, pa kushte i bizneseve ndalon rrënimin e tyre! 70 % e tyre tashmë janë në pikiatë. Me premtime “parash sovrane” të cilat as nuk rrjedhin dhe as pikojnë, ato po prekin fundin.

Ashtu siç pritej, paratë e premtuara sovrane të qeverisë për pandeminë, jo vetëm që nuk po disbursohen por e kanë bërë akoma më të vështirë kreditimin e biznesit i cili sot e ka jetësore, financimin për të mbijetuar.

Dhe bëhet fjalë për financim me kredi me interes 5%, në një kohë kur interesat e depozitave janë zero dhe po të llogariten komisionet e transaksioneve ato janë qartësisht negative. Shkurt i bie që duhet të paguash që banka të ruajë paratë e tua, ndërkohë që nuk i përfiton ato si kredi edhe me “taksë” interesi 5%.

Veç Shqipëria dhe asnjë vend tjetër po luan në këtë mënyrë me bizneset e saj që po lëngojnë dhe falimentojnë. Bashkimi Evropian dhe Amerika kanë zgjedhur vetëm pagesat me para në dorë, para direkte, pa kushte në konto për bizneset e tyre. Nuk “tallen” me sofizmat e garancive sovrane!

Leave A Reply

Your email address will not be published.