Panariti: Vendi po zbrazet dhe destabilizohet. 25 Prilli, rruga e ndarjes nga ky rrënim

0 307

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, thotë se vendi po zbrazet, varfërohet dhe po destabilizohet. Sipas tij, 25 prilli është rruga e ndarjes pa kthim nga ky rrënim. ”Kthim në pikën zero! Të kthyer si para tridhjetëviteve në izolim nga Europa! Bllokimi i rrugës së anëtarësimit për në BE është dëm i pallogaritshëm për vendin. Do të thotë: Jo investime të huaja! Jo fonde strukturore dhe infrastrukturore për ndërtim dhe zhvillim, të cilat kanë ndërtuar dhe lulëzuar vëndet e Unionit”,- shkruan ndër të tjera Panariti në facebook.

Postimi i plotë

Kthim në pikën zero! Të kthyer si para tridhjetëviteve në izolim nga Europa! Bllokimi i rrugës së anëtarësimit për në BE është dëm i pallogaritshëm për vëndin. Do të thotë: Jo investime të huaja! Jo fonde strukturore dhe infrastrukturore për ndërtim dhe zhvillim, të cilat kanë ndërtuar dhe lulëzuar vëndet e Unionit.

Sepse këto Rilindja ja u ka besuar kontraktorëve konçensionarë për ti ndërtuar dy tre fish më shtrenjtë me taksat e qytetarëve më të varfër të kontinentit.

Rinia jonë Europiane në gen, kulturë dhe formim, të trajtohet si ekstrakomunitare dhe jo përfituese e fondeve tarifave, granteve për studim dhe kërkim. Për të patur si të vetmen alternativë, testin e Turit. Do të thotë që vendi të zbrazet, varfërohet dhe destabilizohet. 25 Prilli është rruga e ndarjes pa kthim nga ky rrënim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.