Pandemia/Në rritje grupet me paga të ulëta, në rënie ata me paga të larta

0 326

Karantina ka ndikuar në ecurinë e pagave. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se është rritur pesha e punonjësve me pagë të ulët ndaj totalit te të punësuarve. Ka ardhur në rënie pesha e punonjësve me paga të larta.

Personat me pagë deri në 30 mijë lekë përbënin 38.8 përqind të totalit të punësuarve në tremujorin e tretë të 2020-ës nga 37.1 % në tremujorin e dytë. Në të kundërt kanë pësuar rënie grupet me paga të larta. Sipas INSTAT-it, grupi i të punësuarve me pagë nga 40 mijë deri në 50 mijë lekë përbën 11.4% të totalit te të punësuarve nga 11.7 për qind të totalit në tremujorin e dytë.

Rënie të peshës në punësim panë edhe grupet e tjera të pagave të larta. Pavarësisht këtyre shifrave, tregu i punës në Shqipëri karakterizohet nga një nivel i lartë i informalitetit në deklarimin e pagave, ku një pjesë e madhe e bizneseve, përfshirë edhe profesionet e lira deklarojnë paga më të ulëta se ato që kanë realisht.

Leave A Reply

Your email address will not be published.