Pandemia rrit kërkesat për ndihmë te psikologu

0 17

Masat shtrënguese të marra nga qeveria dhe vetë pandemia e Covid-19, ka sjell probleme të madha ekonomike. Situata është reflektuar dhe te kërkesat për ndihmë psikologjike pranë Urdhrit të Psikologut, të cilët konfirmojnë se gjendja ekonomike dhe e ardhmja po i shqetëson shqiptarët më shumë se shëndeti.

“Ka një problematikë të shtuar të ngarkesës emocionale që individët raportojnë. Kemi pasur një zhvendosje të problematikës nga ajo shëndetësore të raportuar fillimisht për Covid-19 te aspekti ekonomik dhe pasiguria për të nesërmen. Kemi ankth të shtuar të këtyre personave, çrregullime gjumi. Kemi pasur kërkesa për marrje medikamentesh”.

Shqetësimi shpesh herë është përkthyer dhe me agresivitet, duke regjistruar kështu më shumë raste të dhunës në familje. Numri i atyre që kërkojnë ndihmë psikologjike në këtë periudhë pandemie është tejet i lartë, duke regjistruar rreth 600 telefonata që prej datës 23 mars.

Leave A Reply

Your email address will not be published.