Para takimit me Ramën, Hajdari i lë ”topin”: Të mbajë premtimin, jo reformë me vota të blera

0 422

Deputetja Rudina Hajdari, në një prononcim për gazetarët para mbledhjes së opozitës parlamentare me kryeministrin Edi Rama, tha se PS-ja tashmë duhet të mbajë premtimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

”PS-ja ka pranuar që pas marrëveshjet do të ishte gati për ndryshimin e sistemit. Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës! Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhore me vota të blera. Ky është shanci për PS. Sot kemi ardhur për të parë nëse Edi Rama do e mbajë premtimin e tij. Nuk mund të votojmë një marrëveshje me vota të vjedhura. Futja e partive të tjera në sistem është shenjë e domkracisë. Do të shkoj në atë mbledhje për ta parë premtimin e PS për ndryshimin e sistemit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.