Paralajmërimi i analistit: Basha e Rama negociata për të larguar Berishën me ligj nga Parlamenti

0 145

Arjan Curri, i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se ka negociata mes Lulzim Bashës dhe mazhorancës, për të gjetur një mënyrë, për largimin përfundimtar të Berishës nga politika.

Sipas Currit, kjo mund të ndodhë nëpërmjet një ndryshimi në ligjin e dekriminalizimit, ku shpallja non-grata nga SHBA dhe vendet e BE, të jetë arsye e mjaftueshme për të bërë të pamundur qëndrimin në politikë.

“Po bëhen nën dhè negociata të forta, për ta nxjerrë Berishën nga parlamenti me ligj. Është ligji dekriminalizimt, që thotë personat që dëbohen nga BE dhe SHBA, e humbasin mandatin. Ka patur një debat nëse non-grata është expuls apo jo. Sipas një interpretimi të gjerë është.

Një nga negociatorët, e kam burim dhe më thotë që, po bëhen negociata të ethshme, që të bëhet një amendim i ligjit të dekriminalizimit dhe në pikën 2 të shtohet edhe fjala non-grata. Mjafton të bashkojë Basha dhe Rama votat dhe Berisha ikën nga parlamenti. Ka fuqi prapavepruese ligji i dekriminalizimit.

Pra loja është që ta përjashtojnë Berishën nga parlamenti me këtë ligj”, tha Curri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.