Paralajmëron Erdogan: Po ju tregoj kur do takohem me Putin

0 32

Teksa lufta në Ukrainë është në muajin e tretë të saj, një takim i mundshëm mes Erdogan dhe Putin pritet të ndodhë së shpejti.

Lajmin e bëri të ditur presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bëri me dije se me shumë mundësi do të takohet gjatë kësaj jave me homologun rus, Vladimir Putin.

Në fjalën e tij, pas faljes së Namazit, Erdogan u shpreh se Ankaraja ose Stambolli mund të jenë perfekte për të diskutuar masat që duhet të ndërmerren për të ulur tensionin në Ukrainë.

Më herët, zëdhënësi i presidentit, Ibrahim Kalin deklaroi se sulmet ruse në Ukrainë e vështirësojnë shumë përparimin e negociatave për arritjen e paqes mes Moskës dhe Kievit.

Pas takimit të zhvilluar me presidentin, Zelensky në Kiev, Kalin shprehu angazhimin e Ankarasë për të çuar përpara bisedimet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.