Parashikimi i motit 13 maj 2022

0 32

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të vendit. Këto vranësira kalimtare do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në relievet e larta malore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5-7m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 10 deri 28°C
në zona e ulëta 10 deri 30°C
në zona bregdetare 13 deri 27°C.

Leave A Reply

Your email address will not be published.