Parlamenti Europian, 1 minutë heshtje për David Sassoli

0 202

Parlamenti Europian në Bruksel do të mbajë një minutë heshtje në kujtim të presidentit, David Sassoli. Kryetarja e grupit parlamentar socialdemokrat, Irache Garcia Perez, u bëri thirrje eurodeputetëve, stafit të Parlamentit, miqve dhe kujtdo që dëshiron të marrë pjesë në “Esplanade” jashtë ndërtesës së Parlamentit Europian për të mbajtur një minutë heshtje në kujtim të David Sassoli.

“Kjo është një ditë shumë e trishtë për Parlamentin Europian dhe familjen tonë politike, pas vdekjes së papritur të kolegut tonë dhe presidentit David Sassoli, ” tha Irache Garcia Perez.

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli vdiq në moshën 65-vjeçare.  Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz në sistemin e tij imunitar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.