Parlamenti rus voton largimin nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

0 36

Ligjvënësit rusë kanë votuar për të nxjerrë Moskën jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut pas më shumë se 20 vjetësh si anëtare e Këshillit të Evropës.

Sipas The Guardian, Rusia miratoi dy projektligje, një që heq vendin nga juridiksioni i gjykatës dhe një i dytë që vendos 16 marsin si kufi, që vendimet e marra pas kësaj date të mos zbatohen.

Pas votimit, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit, Vyacheslav Volodin, tha:

“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është kthyer në një instrument beteje politike kundër vendit tonë në duart e politikanëve perëndimorë. Disa nga vendimet e gjykatës “ishin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kushtetutën ruse, vlerat dhe traditat tona”.

Ankesat në GJEDNJ ishin bërë zgjidhja e fundit për paditësit në disa çështje të profilit të lartë të refuzuara nga gjykatat ruse, por projektligji i sotëm shënon fundin e asaj që shumë aktivistë e panë si shpresën e fundit për drejtësi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.