Partizani sfidon Tiranën me grupin e plotë

0 324

Partizani ka një shans të artë këtë të premte në derbin e kryeqytetit, një shans për të futur në krizë Tiranën por mbi të gjitha për të qëndruar në garë për një vend në zonën euro. Tek ky objektiv i fundit u kap fort edhe trajneri Sormani pas sfidës kundër Bylis, kërkon fitoren me çdo kusht për të mbajtur të ndezur shpresën për të shpëtuar këtë sezon që po shkon drejtë dështimit total. Vetëm fitorja përballë rivalëve të përjetshëm do të qetësoj më në fund ambientin e kuq. Humbja në dy përballjet e fundit, mbi të gjitha ajo 5-1 vështirë se mund të harrohet por një fitore në këtë pikë të sezonin vlen më shumë se sa tre pikët.

Në vigjilje të këtij takimi shumë të rëndësishëm, trajneri Sormani mund të mbështet edhe tek shërbimet e Belica, me qendërmbrojtësin që është rikthyer të stërvitet normalisht me grupin. Problemi më i madh i të kuqëve ka qenë pikërisht mbrojtja e cila në më shumë se një herë ka futur ujë. Derbi përballë Tiranës merr dhe më shumë peshë duke parë dhe kalendarin që të kuqtë kanë në 3 javët e fundit ku duhet të bëjnë llogaritë me 3 rivalë si Teuta, Vllaznia dhe Skënderbeu, tre kundërshtarë që janë gjithashtu janë në valle për një vend në Europë.

Java e 28-të e Superiores dhuroi gola, spektakël, por jo surpriza. Katër skuadrat që gjenden në vendet e para, kanë arritur që të marrin 3 pikët e radhës. Tirana ka fituar me 5 gola në sfidën ndaj Luftëtarit dhe hodhi një tjetër hap të sigurt në garën për titullin kampion. Shënuan të gjithë në suksesin e bardhebluve me përjashtim të sulmuesit anglez Ngoo i cili humbi edhe një 11-metërsh. Hapi serinë e golave Kristi Vangjeli pas vetëm 3 minutash lojë, ndërsa në pjesën e parë e gjetën rrugën e rrjetës edhe Cobbinah dhe Hasani. Në fraksionin e dytë shënuan edhe Idriz Batha me 11-metërsh dhe Dunga. Kjo ishte fitorja e 13-të në 14 takime për Emanuel Egbo në stolin e Tiranës me bardheblutë që u ngjitën në kuotën e 59 pikëve duke ruajtur avantazhin prej 9 pikësh ndaj Kukësit ndjekës në renditje. Kukësi fitoi 1-3 ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi”, duke zhytur në krizë të kuqtë e Adolfo Sormanit të cilët pësuan humbjen e 8-të radhazi dhe tashmë e shikojnë veten në vendin e 8-të në zonën “play out”. Abazaj në pjesën e parë, autogoli i Boldor dhe Valon Ethemi i dhanë fitoren Kukësit ndërsa për Partizanin golin e nderit e realizoi Solomon.

Një prej skuadrave më në formë të kampionatit është edhe Skënderbeu që regjistroi suksesin e 6-të rresht në kampionat duke dënuar edhe matematikisht Flamurtarin që u rrëzua tashmë zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Një gol i Nazmi Gripshit në pjesën e dytë mbajti korçarët e Dajës në vendin e 3-të të Superiores. Largimi i trajnerit Mirsad Jonuz la shenjë te Vllaznia që u mposht me goleadë nga Laçi. Në Kurbin, skuadra e Cungut triumfoi me rezultatin 5-2 duke blinduar vendin e 4-t. Një gol në fund i Jurgen Goxhajt i dha tre pikë me shumë vlera Bylisit dhe riktheu te suksesi pas një kohe shumë të gjatë skuadrën e Dovedan, që ngjiti dy shkallë në tabelën e klasifikimit. Sa i përket renditjes, Tirana ruan kryesimin me 9 pikë më shumë se Kukësi, ndërkohë që Partizani tashmë është në zonën e “Play-Out” për rënien nga kategoria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.