Partneri i Kourtney Kardashian shkon te varri i babait të saj “për të kërkuar dorën”

0 29

Lajme nga më të ndryshme vijnë nga “dinastia Kardashian”.

Partneri i Kourtney Kardashian Travis Barker ka bërë një gjest që askush nuk e priste që t’i propozonte për martesë së dashurës së tij. Ai ka vizituar varrin e të ndjerit, Robert Kardashian, për t’i kërkuar leje.

Këtë e ka zbuluar nëna e modeles së famshme, Kris Jenner, në episodin e tretë të “The Kardashians” në Hulu. Ajo i tregoi Kim se rokeri kishte bërë një gjest të ëmbël.

“Ai erdhi dhe kërkoi dorën e saj për martesë. Ishte kaq i ëmbël. Dhe më pas ai tha se shkoi te varri i babait tuaj dhe pyeti atë”, shprehet Kris.

Kujtojmë se avokati i famshëm vdiq më 30 shtator të vitit 2003, pas një beteje me kancerin e ezofagut.

“Do të doja që babai juaj të ishte këtu për ta parë. Nuk mund ta besoj se është hera e parë që ajo martohet. A nuk është e lezetshme?”, tha Kris që nuk i mbajti lotët, teksa Kim çtensionoi situatën duke u tallur: “Ndërsa unë kam bërë mjaftueshëm për të gjitha ne”, referuar martesave të saj.

Pas një viti lidhjeje, Barker i propozoi Kourtney në tetor në Kaliforni. Ai iu ul në gjunjë i rrethuar nga trëndafila të kuq dhe qirinj të bardhë.

Ndërsa planet e tyre të dasmës nuk dihen, të dy u martuan në Las Vegas në mënyrë joligjore. Barker dhe Kourtney më vonë konfirmuan ceremoninë duke shpërndarë foto nga nata e tyre e mbushur me tekila pas Grammy.

Leave A Reply

Your email address will not be published.