Pas ditëve pranverore në vend, ka parashikime për përmbytje serioze

0 252

Mesa duket ditët pranverore nuk do të zgjasin shumë, pasi parashikohet që në fillim të javës së ardhshme të kemi një situatë gati të rrezikshme, ku flitet për përmbytje serioze. Reshjet nisin ditën e diel gjatë natës në veri të vendit, ku është edhe zona ujëmbledhëse e liqeneve të hidrocentraleve. Meteoalb parashikon që reshjet e shiut do të jenë mesatare.

E mërkura sjell një pakësim të reshjeve në të gjithë basenin e lumit Drin, por sërish dita e enjte fuqizon reshjet në veri duke sjellë edhe rrebeshe të përkohshme në pellgun e liqenit të hidrocentralit të Komanit dhe më pak në pellgjet liqeneve të hidrocentraleve të Vaut të Dejës dhe Fierzës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta gjatë ditëve me reshje duke ndihmuar edhe në shkrirjen e shtresës së borës në tërësi në basenin e lumit Drin. Kjo ka për të shtuar shumë më tepër nivelin e prurjeve në këto liqene.

Leave A Reply

Your email address will not be published.