Pas hapjes së rrugës me dy drejtime në Rinas, fëmijët rikthehen në bankat e shkollës

0 25

Fëmijët e shkollës “Rexhë Deliu” në Rinas janë rikthyer në shkollë pas disa ditësh bojkot për shkak të bllokimit të rrugës me dy drejtime.

Pas rihapjes së rrugës që u njoftua nga ARRSH, fëmijët i janë rikthyer bankave të shkollës.

Banorët protestuan për të katërtën ditë radhazi, bashkë me fëmijët e tyre duke paralajmëruar bojkot të mësimit për shkak se me zgjatjen e rrugës për në shkollë rriten edhe kostot financiare.

ARRSH bëri me dije se qarkullimi do të vijojë me dy drejtime deri në gjendjen e një zgjidhje përfundimtare për devijimin e trafikut në zonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.