Pas infektimit nga Covid-19, virologu i njohur: ​Imuniteti zgjat për të paktën 9 muaj

0 163

Zgjatja e imunitetit pasi kalon Covid-19, ende nuk dihet sesa është kohëzgjatja e saktë. ”Me siguri që ata që i mbijetuan infeksionit janë imunë midis nëntë dhe 10 muajsh”, thotë virologu i mirënjohur italian, Andrea Crisanti. Ky informacion është marrë në një hulumtim të kryer në mes të banorëve të komunës në rajonin e Venecia, ku rasti i parë i infeksionit Covid-19 në Itali u identifikua më 21 mars të vitit të kaluar.

Profesor Crisanti, thotë se ata zbuluan se njerëzit që morën infeksionin në valën e parë të pandemisë dhe më pas ranë në kontakt me njerëzit e infektuar të cilët u sëmurën në valën e dytë, jo vetëm që nuk u infektuan por u zbulua se kishin zhvilluar edhe më shumë antitrupa. ”Imuniteti i atyre që kanë pasur infeksion zgjat për të paktën nëntë muaj, dhe shumë ndoshta më gjatë”, përfundoi Crisanti.

Profesori u bë i njohur për strategjinë e tij anti-covid, e cila sapo është zbatuar në Venecia. Ai sugjeroi që kjo të bëhej në mënyrë të tillë që të kryhej testimi masiv i popullatës, dhe duke mos pritur shfaqjen e simptomave të para të infeksionit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.