Pas Kryeministrit, sot pritet të shkarkohet edhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi

0 173

Në Mal të Zi, sot pritet të shembet edhe një tullë e asaj që quhet pushtet. Pas shkarkimit të kryeministrit Zdravko Krivokapiç, Kuvendi i Malit të Zi do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme ku do të votohet për shkarkimin ose jo të kryetarit të këtij institucionit, Aleksa Beçiç, ka njoftuar gazeta “Vijesti” të hënën.

Kërkesa për këtë është ndërmarrë nga partia opozitare, ajo e presidentit Milo Gjukanoviç, DPS. Dhe në rast, se kërkesa mbështetet edhe nga Lëvizja qytetare URA, që udhëhiqet nga zv.kryeministri Dritan Abazoviç, atëherë Beçiq do të shkarkohet.

Opozita ka 38 vota, ndërkohë që për shkarkim duhen 41. URA ka 4 deputetë, kështu që nëse i bashkohet DPS-së sikurse për shkarkimin e Zdravkoviqit, atëherë edhe Beçiç do të rrëzohet.

Abazoviç si nënkryetar i Qeverisë ka propozuar një qeveri të pakicës si dalje nga kjo krizë, por dy partnerët e koalicionit, parti proserbe, e kanë akuzuar atë se kështu “po shkel vullnetin qytetar” dhe se “po e kthen Gjukanoviçin në pushtet”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.