Pas Presidentit nxiton edhe Rama që të shkruajë për Adem Demaçin

0 355

Ishte fillimisht Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ai i cili që në orët e para të mëngjesit përkujtoi në 2 vjetorin e vdekjes, veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin.

Pas mesazhit nga kreu i shtetit, ka nxituar edhe kryeministri Edi Rama që të shkruajë për Mandelën e Kosovës.

”Adem Demaçi ishte fatmirësisht shqiptar, shqiptar i mirë shumë, po mbi të gjitha ai ishte një njeri që dinjitetin e të ngjashmëve të vet e ktheu në mburojë të pakapërcyeshme për plumbin dhe për helmin. Pse ishte një shqiptar i mirë fare dhe një qenie njerëzore e lartë, që nuk e negocionte ndërgjegjen e vet, ai u bë pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë”.

Por kryeministri harron se duke përmendur modelin e Adem Demaçit, bën autogol me mënyrën harbuçe dhe tinëzare e aspak atdhetare sesi po vepron për datën 30 korrik për të prekur Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe duke e çuar popullin në përplasje civile për karrigen e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.