Pas provimit të matematikës, maturantët i rikthehen protestës

0 294

Pas përfundimit të provimit të matematikës, (teza e së cilës doli sapo nisi provimi), maturantët janë mbledhur për të katër herë radhazi në protestë përpara Ministrisë së Arsimit.

Kërkesa e tyre është e qartë, kërkojnë rivlerësim të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre formulimi i testit kishte shumë pasaktësi, ku pyetjet më shumë ngatërronin nxënësit, se testonin njohuritë e tyre të marra përgjatë këtyre 3 viteve.

Ministria e Arsimit ka deklaruar se nuk do të ketë një rivlerësim të provimit por studentët kanë vijuar protestën edhe ditën e sotme deri në plotësimin e kësaj kërkese, duke qenë të bindur në të drejtën e tyre, teksa më herët kanë përgatitur një draft me 10 pika ku janpin argumente se përse testet duhet të rivlerësohen nga e para.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.