Pas vaksinimit, Princi Philip transportohet me urgjencë për në spital

0 273

Princi Filip i Mbretërisë së Bashkuar, është shtruar me urgjencë në spital. Duka i Edingurgut është shtruar si një masë parandaluese nën këshillën e mjekut të tij, pasi gjendja u përkeqësua.

Në një deklaratë, Pallati Buckingham tha ”Lartmadhëria e Tij Mbretërore Duka i Edinburgut u pranua në spitalin King Edward VII në Londër, të martën në mbrëmje. Pranimi i Dukës është një masë paraprake, sipas këshillës së Mjekut të Lartësisë së Tij Mbretërore, pasi nuk u ndje mirë. Duka pritet të qëndrojë në spital për disa ditë vëzhgimi dhe pushimi”.

Princi Filip këtë vit feston 100 vjetorin e tij, ai së bashku me mbretëreshën Elizabeth kanë marrë dozën e parë të vaksinës deri më tani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.