Pasi gjeti bashkëshortin e gruas, kandidati i Bashës në Durrës lëshon gafën e radhës

0 169

Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti, së fundi ka lëshuar “perlen” e radhës. Gjatë një takimi, Luan Hoti ka thënë se Durrësi ka gjatë verës, 400 deri në 500 turistë.

“Çfarë ndodhi gjatë verës së vitit rë kaluar. U mbytem nga plehrat, në një qytet që gjatë verës i vinë 400-500 turistë”, tha Luan Hoti.

Mesa duket Luan Hotit, i ka ngjitur Basha “virusin” e gafës me shifrat. Ashtu si Basha, as kandidati i tij, nuk i ka mirë punët me shifrat. Në fakt, në Durrës, 500 turistë shkojnë kur Luli fle gjumë në mëngjes.

Por, kandidati i Bashës, pasi gjeti bashkëshortin e gruas, tani gjen edhe numrin e turistëve të Durrësit në verë. 400-500 turistë, sipas tij.

Kujtojmë këtu se kandidati i Lulit, është një “gjeni”, që nuk heq dorë nga “perlat”. Disa ditë më parë, në një takim që ka zhvilluar në kuadër të fushatës elektorale, Hoti ndërsa kërkoi të nxjerrë në pah vlerat e tij si një “filozof” i madh, i bë lëmsh e sdinte ç’fliste.

“Besoj nuk do e kem problem sepse babai, bashkëshorti i nuses time, babai i fëmijëve, babai i tyre është i orientuar në një fushatë pozitiviste. Nuk mendoj që edhe kundërshtarët e tjerë do merren me probleme familjare”, tha Hoti./CNA

Leave A Reply

Your email address will not be published.