Pasi u armatos rëndë, Serbia propozon rikthimin e shërbimit ushtarak te detyrueshëm

0 44

Pas armatosjes së vazhdueshme të Serbisë, presidenti Serb Aleksander Vuçiç propozoi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi. Duke iu përgjigjur pyetjes për bërjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se debati publik për kthimin e detyrimit për shërbimin ushtarak është ende i hapur dhe se mund të ndodhë që propozimi i tij të mos miratohet. “Debati thjesht është i hapur, merreni me qetësi, mos nxirrni përfundime. Ndoshta do të vendoset, ndoshta jo, thjesht thashë atë që mendoj për të. Unë jam pro, por do të shohim se si do të vendoset. Ka argumente pro dhe kundër, por ky është shtet demokratik dhe gjithçka duhet diskutuar”, deklaroi Vuçiç, raporton tass.com.

I pyetur se si do të dukej shërbimi ushtarak, sa do të zgjaste dhe cilat pjesë të popullsisë do të detyroheshin t’i bashkoheshin ushtrisë, Vuçiç tha se tani duhen disa muaj për të paraqitur të gjitha argumentet relevante për këtë çështje. “Do të shohim. Dhe nëse më pyesni për ato gjëra teknike, nuk e kam idenë” tha ai.

Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç tha më 9 maj se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe kanë formuar grupe punuese të cilat janë duke analizuar të gjitha segmentet lidhur me rikthimin e shërbimit të rregullt ushtarak. “Siç tha presidenti Vuçiç, Serbia është një vend neutral ushtarak dhe si i tillë unë besoj se duhet të ketë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ashtu siç e kanë Austria dhe Zvicra. Vendosja e shërbimit mbi të gjitha do të forconte aftësitë mbrojtëse të vendit tonë Serbisë”, tha Stefanoviç. Më 6 maj, presidenti i Serbisë Vuçiç, ka theksuar se propozon që në Serbi të vendoset shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili do të zgjasë 90 ditë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.