Patozi: “Sulltani” dhe kandidati për “sulltan” janë problemi i krizës

0 19

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, thotë se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë problemi i krizës në Shqipëri. Nga ana tjetër, Patozi thotë se fillimisht duhet të ndryshohet sistemi.

”Dy personazhet kryesorë janë vetë problemi i krizës. Vetëm nëpërmjet ambasadorëve ne mund të presim një rezultat, pasi ndryshe as që bëhet fjalë dhe ky është një turp për Shqipërinë. Kjo është një nevojë e popullit shqiptar dhe jo amerikanëve dhe ata po e bëjnë se po e kërkojnë ndërkombëtarët. Nuk është rastësi që dy personazhet, që janë njëri sulltan dhe tjetri kandidat për sulltan, janë njerëzit që nuk kanë bërë asnjë reformë zgjedhore bashkë. Reforma e fundit është bërë në vitin 2012, kur Basha nuk ka pasur asnjë rol fare. Nuk është rastësi që ai njëherë futen në çadër dhe pastaj ikën nga zgjedhjet fare. Nuk ka rrugë tjetër tani, i ka provuar të gjitha metodat radikale për t’iu imponuar kundërshtarit politik. Këta nuk duan ndryshim të vendit, por duan ndryshim të popullit. Në të gjithë botën politika i përshtatet popullit, ndërsa këta duan që populli t’i përshtatet dy personave. Këtu qëndron i gjithë thelbi. Ata po mbajnë zvarrë, edhe me faktorin ndërkombëtar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.