PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit

0 253

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledjan Llatja, është kallëzuar në SPAK nga PD-ja, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thotë se bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

Sipas selisë blu, me veprimet e paligjshme të kryetarit të Bashkisë Elbasan, është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit. “Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës””,-thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Në kallëzimin penal, sipas PD-së provohet se nga zbatimi i kontratës së partneritetit publik privat Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro.

Leave A Reply

Your email address will not be published.