PD: Kryesia vendosi unanimisht për përjashtimin e Berishës dhe 8 anëtarëve

0 237

Partia Demokratike ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë ku u vendos përjshtimi përgjithmonë nga PD i liderit historik të demokratëve, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 7 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i Thirrur nga Berisha.

Në një deklaratë për mediat PD thotë se këto vendime janë votuar unanimisht nga kryesia pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve.

Deklarata e plotë:

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;

Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:

Sali Berisha
Flamur Noka
Edmond Spaho
Albana Vokshi
Bujar Nishani
Arben Ristani
Rigels Muçollari
Keltis Kruja
Klevis Balliu
Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

Agron Shehaj
Aldo Bumci
Belind Këlliçi
Blendi Himçi
Clirim Gjata
Edi Paloka
Edith Harxhi
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Genc Deromemaj
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Ivi Kaso
Ledina Mandija
Lorenc Luka
Luan Baçi
Mimoza Hajdrmamataj
Oerd Bylykbashi
Tritan Shehu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.