PD për Berishën: Deklaroi votën kundër, iku si burracak ordiner

0 170

PD ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta, duke postuar në “Facebook” një video ku shfaqen qëndrimet e tyre ndër vite ndaj njëri-tjetrit.

Krahas fotos, në reagimin e PD shkruhet se Berisha përdor kandidatët e LSI pë për zgjedhjet.

Për votimin e zgjatjeve të afateve të organeve të vettingut, PD e silëson Berishën një burracak, pasi pati frikë të votonte kundër, siç kishte deklaruar më herët.

Reagimi i PD

Dite e re, mashtrim i ri.

Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.

Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij.

Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.