PD të vijë në tryezë/ Hajdari: E mbështes protestën e sotme

0 347

Rudina Hajdari i kërkoi opozitës që të rikthehet në tryezën e reformës zgjedhore. Në një thirrje direkte për Lulzim Basha, ajo i kujtoi se u ka premtuar artistëve të Aleancës për Teatrin se do të ndryshojë sistemin, prandaj i kërkoi që të rikthehet në tryezë për të bërë të mundur këtë gjë. Sa i përket protestës së sotme, ajo tha se mbështet por theksoi se ndryshimi mund të bëhet vetëm duke qenë brenda institucioneve.

”PD-ja duhet të vijë në tryezë se ka bërë një marrëveshje në 25 korrik 2019, që angazhohet për reformimin e sistemit. PD-ja ta çojë të paktën një premtim deri në fund, të vijë këtu. Mos rrijë kot nëpër sheshe. Teatri u shemb, çdo bëjmë tani, mbështesni aleancën për Teatrin, zotohuni për atë që i keni thënë aleancës për të reformuar sistemin. Është në këtë kontratë që PD-ja me kryetar Bashën ka firmosur këtë kontratë me aleancën. Protestën e sotme patjetër e mbështes, por unë jam aktore politike. Unë kam ardhur për ndryshimin e sistemit këtu dhe të mos bëhen peng këta kryetare partie dhe në fund të ditës rrinë me njëri-tjetrin. Sot i kërkova Gjiknurit që të mos e vijojmë takimin. Nuk patëm asgjë zyrtare se nuk do të vinin. Unë dua që të vijnë dhe ta cojmë deri në fund këtë betejë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.