PD, Teliti: 670 mijë pensionistë në rradhë të dëshpëruar për shpërblimin qesharak

0 312

Partia Demokratike përmes ekspertit për Ekonominë, Dorjan Teliti ka reaguar për shpërblimet që qeveria ”Rama 2” u ka dhënë për pensionistët për festat e fundvitit. Përmes një postimi në facebook, Teliti thotë se Rama jep premtime të rreme dhe lë në mëshirë 670 mijë pensionistë. ”Këtë vit çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci. Kjo është e turpshme! Boll më me Ramën. Gjëja e fundit që i intereson atij dhe qeverisë së tij jemi ne qytetarët e Shqipërisë”,-shkruan Teliti në facebook.

Postimi i plotë

Rama, një histori 7-vjeçare dështimesh e premtimesh të rreme. Në rradhë e të dëshpëruar, 670 mijë pensionistë shqiptarë të mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh. Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj, më pak se çdo vend i botës.

Për 7 vite, Rama u ka sjellë shqiptarëve vetëm rrënim ekonomik, rritje të kostos së jetesës, shtim të papunësisë dhe rrënim të sistemit shëndetësor. Kosto e jetesës po rritet çdo ditë. Këtë vit çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci.

Kjo është e turpshme! Boll më me Ramën!Gjëja e fundit që i intereson atij dhe qeverisë së tij jemi ne qytetarët e Shqipërisë. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Është koha për ndryshim. Ndryshim për pensionistët, të rinjtë e të rejat, bizneset, ata që kanë humbur vendin e punës dhe ata që mezi po e mbajnë punën. Ndryshim për të gjithë shqiptarët që duan një jetë më të mirë. Është koha që më #25prill të nisim një kapitull të ri të udhëtimit tonë të përbashkët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.