PDK në selinë blu/Basha: PD gjithmonë në krah të Kosovës

0 402

Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Prishtinë, një delegacion i PDK-së ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas kreut të selisë blu, pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme. Basha siguroi Xhavit Halitin dhe Enver Hoxhajn, se PD-ja është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.

Postimi i plotë

Pata kënaqësinë të mirëpres sot ish-nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj.

Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj. Pavarësia,sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme.

Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do tia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. PD-ja është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.