Pellgje me ujë dhe baltë, banorët për rrugën: Kalohet me çizme

0 341

Pellgjet e mbushura me ujë, balta dhe mbeturinat e bëjnë rrugën në lagjen periferike të Beratit të pakalueshme. ”Rrugën e kemi shumë keq si e shikoni gjendjen vetë nuk kalohet o babam edhe fshati e ka rrugën më të mirë jo qyteti”, shprehet një nga banorët e kësaj zone.

Sa herë që bie shi, për shkak të gropave të mëdha rruga mund të kalohet vetëm me çizme. ”Është gjynah, nëpër baltë këtu të kesh çizme të dalësh’‘, thotë një nga banor tjetër.

Banorët thonë se ata janë harruar nga Bashkia Berat, e cila drejtohet nga Ervin Demo. Pushtetarët shkojnë aty vetëm për vota, dhe më pas e lënë i lënë në harresë këta banorë. ”Kur vijnë votat, vijnë me vrap ata s’na japin gjë”, shprehet një banor tjetër.

Janë rreth 300 familje, që vuajnë mungesën e investimeve në këtë lagje, ndërsa kërkohet një ndërhyrje urgjente për rehabilitimin e rrugës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.