Pensionistët në rrethe/ Kuksianët tuten, shkodranët xhiro

0 328

Shtimi i rasteve të reja me të prekur nga Covid-19 në Kukës, duket se ka rritur ndërgjegjësimin mes qytetarëve në respektimin e masave për kufizimin e përhapjes së sëmundjes. Këtë të shtunë u vunë re më pak të moshuar në rrugët e Kukësit, pavarësisht lejes së autoriteteve për liri-dalje të pensionistëve. Me 6 rastet e reja të së shtunës, numri i të infektuarve në Kukës arrin në 18 dhe qytetarët nuk e fshehin më frikën.

“Kemi frikë për shëndetin tonë. Janë frikësuar pensionistët në Kukës. Të gjithë do të vdesim, por jo të vdesim dhe mos të të prekë me dorë as shtëpia. Kjo është shumë e rëndë”, shprehet një banor i Kukësit. Situata në Shkodër, ku të moshuarit populluan qendrën e qytetit dhe lulishten. Reduktimi i rasteve të reja të zbuluara në qytet, krahasuar me shpërthimin e para një jave, duket se ka relaksuar disi edhe moshat e treta që iu gëzuan rrezeve të diellit.

Autoritetet kanë vazhduar me kontrollet për respektimin e ndalim-qarkullimit për të gjithë pjesën të tjetër të popullsisë. Në Durrës, vetëm në 24 orët e fundit janë gjobitur 81 këmbësorë, ndërsa janë marrë masa ndaj 6 drejtues automjetesh që lëviznin pa autorizim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.