Për çfarë pendohen djemtë pas ndarjes?

0 195

Ca ndarje nuk mund t’i quash as të tilla. Vijnë krejt nga hiçi, ti s’e kupton si ndodhi dhe përse, ose thjesht njëri nga partnerët kërkon më shumë nga ç’jep tjetri. Sidoqoftë, gjithmonë mbetet një mësim për t’u marrë. Për çfarë janë penduar më shumë djemtë nga marrëdhëniet e tyre?

1.

“Pendohem që kam larguar dikë nga vetja vetëm sepse isha shumë i ngarkuar në punë dhe nuk doja që ajo të shihte anën time “të keqe”. Nuk jam ndjerë kurrë pas saj njësoj siç ndihesha me atë. Që nga momenti që u takuam ishte gjithçka perfekte dhe unë thjesht e hodha tutje.”

2.

“Ndjej që i kam humbur kohën dhe pendohem. Ne u ndamë sepse ajo donte fëmijë asokohe dhe unë jo. Isha 29 vjeç kurse ajo 30. Tani që kanë kaluar disa vite nga ndarja dhe të dy kemi shumë kohë single, më duket sikur s’do ta gjejmë kurrë atë njeriun tonë. S’e kuptoj as pse u ndamë kur vuajta aq shumë pa të. Uroj që ajo të gjej dikë dhe të krijojë familjen që ka dashur gjithmonë.”

3.

“Isha idiot dhe s’dija ku e kisha mendjen gjatë procesit të divorcit. Gabohesha për ndjenjat e mia dhe mendova se ajo ishte gruaja e jetës sime, por në fakt më vonë kuptova që s’ishte kështu. As ndjenjat e mia s’ishin për të, por për imazhin që kisha krijuar në mendjen time. E idealizova atë duke humbur veten. Pas ca muajsh të tmerrshëm dhe ca seancash me terapistë, më në fund e harrova.”

4.

“Unë keqpërdora besimin e saj. S’e dëgjoja, s’mësoja prej saj dhe as nuk u rrita mjaftueshëm siç ajo e meritonte. Lashë frikërat, pasiguritë dhe impulset të më drejtonin në sjellje skandaloze. Sot, pavarësisht kohës që ka kaluar ndihem akoma shumë keq.”

5.

“Kur isha më i ri i jepja fund historive të mia që në momentin e parë që mërzitesha. Tani pendohem që s’kam qenë më i sjellshëm. S’isha i keq, por shumë indiferent.”

6.

“Pendohem që e kam tradhtuar. Jo se lidhja mori fund, por thjesht sepse ajo nuk e meritonte lëndimin që i dhashë. Sapo e mësoi preu çdo lloj kontakti me mua dhe s’pranoi më kurrë të më kishte afër.”

7.

“Ndonjëherë kam përdorur dhunë ndaj tyre. Mbaj mend kur isha 15 vjeç u lidha me një vajzë dhe qëndruam bashkë deri kur mbushëm 20. E kam trajtuar tmerrësisht keq. Nuk ka patur shuplaka apo gjëra si këto, por mënyra sesi e shtyja, si e trajtoja më bën të ndihem si plehrë sot. S’do jem më kurrë ai njeri që kam qenë.”

8.

“Pendohem që s’u largova më herët kur pashë aq shumë probleme të saj me shëndetin mendor dhe trauma nga marrëdhëniet e kaluara.”

9.

“Pendohem që s’ruajtëm kontaktet. Isha i detyruar të ndahesha me të. Një vit pas ndarjes u martova me një grua- ai s’e dinte që isha biseksual. E mësoi në rrethana të pafavorshme dhe u lëndua dyfish. Duhet t’i kisha treguar ç’po ndodhte me mua.”

10.

“Po kaloja një periudhë të keqe me stresin dhe ankthin dhe mendoja që asgjë s’mund të më bënte të lumtur. Prisha çfarë kishim. Sot, 3 muaj më vonë po përpiqem akoma të rregulloj gabimet e bëra.”

11.

“Që e fala kur më tradhtoi për herë të parë dhe humba 4 vite të tjera me të. Sigurisht, ajo më tradhtoi sërish.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.