Përfshihet nga flakët salla e pajisjeve radiologjike në Spitalin e Sarandës

0 19

Është përfshirë nga flakët salla e pajisjeve radiologjike në Spitalin e Sarandës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të premte, rreth orës 08:30.

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike, ndërkohë që raportohet vetëm për dëme materiale.

“Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”-njofton policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.