Përfundon Kuvendi, projektligjet që u votuan: Kyçen lokalet e natës, hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla

0 339

Kuvendi u mblodh në një seancë një ditë pasi disa deputetë deklaruan se janë me Covid-19. Në këtë seancë e cila ishte e reduktuar, u miratuan gjobat dhe penalizimet e larta për ata që shkelin kushtet e sigurisë për mbrojtjen nga Covid-19 por jo vetëm. Kuvendi miratoi projektligjin që i hap rrugën heqjes së tatimit mbi fitimin të bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë. Ndërkohë që është vendosur që pragu i ri i TVSH-së të jetë 8 milionë lekë nga 2 që është aktualisht. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021. Fiskalizimi u shty sërish për në shtator 2021. Gjithashtu u miratua kthimi në ligj i Aktit Normativ për mbylljen lokaleve të natës, ndalimin e muzikës pas orës 20:00 për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Projektligjet që u votuan:

Projektligji “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, “Për disa ndryshime në ligjin nr.88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”të ndryshuar””, “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19” të ndryshuar””.

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743/2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”

Projektligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”

Projektligji “Për shtetësinë”’

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”’

Leave A Reply

Your email address will not be published.