Përhapja e Omicron në Shqipëri, zbulohen 3 zonat që janë vatrat kryesore

0 167

Shifrat e të prekurve në Shqipëri nga derivatët e Covid-19 po marrin ngjitje në piedestalin e infektimeve. Varianti Omicron ka tejkaluar çdo mutacion të mëparshëm përsa i përket përhapjes te qytetarët. Përhapja e tij nuk i takon më shumë lirisë gjatë festave, sesa hyrjeve në kufirin shqiptar të personave nga e gjithë Europa, si dhe moszbatimit të masave aktuale të vendosura nga autoritetet shëndetësore.

“Është natyra e tij që përhapet shpejt, prandaj kemi rritje të ndjeshme të shifrave. Presim që të ketë ulje, por kjo ulje mund të vijë në fund të shkurtit apo në mars”, thotë Rovena Daja shprehet për A2 CNN.

Përhapja më e madhe e këtij varianti është provuar që ndodh në ambiente me shumë njerëz dhe atje ku masat nuk zbatohen: “Mbi 80% janë me Omicron. Kamza, Astiri dhe ish-Blloku janë zonat me numrin më të lartë të të prekurve, pasi ka shumë njerëz dhe nuk zbatohen masat. Kemi pasur dhe raste të shtuara në shkolla, ku për një javë është karantinuar një klasë”.

Shqipëria ka aktualisht numrin më të lartë të infektimeve ditore dhe rasteve aktive në Ballkan, pas Serbisë. Në të njëjtën kohë, Shqipëria renditet pas Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi për nga numri i të vaksinuarëve, çka shihet si rruga më e sigurt për të shpëtuar nga pandemia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.