Përmbytje nga veriu në jug, qeveria asnjë ndihmë. Banorët në qiell të hapur

0 258

Sërish ka përmbytje nga veriu në jug. Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë përmbytur disa lagje. Zona e Skelës, lagja Pavarsia, 28 Nëntori, Kushtrimi ishin nën ujë këtë mëngjes dhe vijon puna për largimin e tij. Uji ka vërshuar edhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë në afërsi te fshatit Panaja, ku nënkalimi për të shkuar në këtë fshat është i përmbytur. Përmbytje ka patur edhe në Orikum, ku nga moti i keq në aksin problematik Vlorë- Orikum, rrëzimi i disa pemëve ka bllokuar lëvizjen e automjeteve.

Situata mbetet problematike edhe në disa akse rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit. Më kritike shfaqet situata në lagjet 18, 17 dhe 12 ku uji nuk është tërhequr edhe pas nderprerjes së reshjeve.

Në qarkun Elbasan gjatë orëve të natës dhe mengjesit të sotëm, ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë qarkun. Disa rrugë në qytet dhe në fshatrat e Lushnjes janë përmbytur si rezultat i reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Edhe në Bulqizë reshjet e borës kanë vështirësuar edhe qarkullimi e makinave dhe te minatorëve që punojnë në Zonën e Martaneshit dhe të Ternovës në njësinë administrative Zerqan.

Në të gjithë këtë situatë, qeveria vijon të jetë inekzistente, pa dhënë asnjë ndihmë në këto zona, ku banorët janë lënë në mëshirë të fatit, në qiell të hapur. Duke se puna e qeverisë është tek gjobat ndaj LSI-së dhe opozitës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.