Përmetari feston 100 vjetorin, tregon sekretin

0 342

Gjysh Visho nga Përmeti, sapo ka mbushur plot 100 vite. Ndryshe nga vitet e tjera, ky 100 vjetor e gjeti të izoluar në shtëpi, si pasojë e koronavirusit. Bashkia Përmet, dërgoi një grup muzikor që këndoi live për disa minuta poshtë ballkonit të apartamentit të gjysh Vishos.

Kryetarja e bashkisë, Alma Hoxha, e vizitoi dhe i dhuroi një buqetë me lule, burrit më të vjetër në qytet. Me gjysh Vishon u njohëm përmes emisionit “Shipëria Live”, nga ku ishte dhe i ftuar. Gjyshi, me ndihmë e nuses së djalit, tregoi disa detaje interesante nga jeta e tij.

“Kam tre fëmijë, dy mbesa dhe pesë nipër. Kam bërë një jetë normale jo ndonjë gjë të veçantë”, u shpreh gjyshi. Nga krahu tjetër, nusja e djalit të tij, konfirmon se gjysh Vito, nuk ka abuzuar me pijet alkoolike, lexon shumë dhe ka një dëshirë. Të bëhet 120 vjeç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.