Përplaset një tjetër autobus urban në Tiranë

0 32

Tiranë- Nuk ndalen aksidentet me autobusët urbanë në Tiranë. Pas autobusit të Unazës që ra në Lanë, një tjetër është përplasur ditën e sotme.

Autobusi i linjës Qyteti Studenti është përplasur në stacionin ku presin qytetarët te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ndërsa ishte duke mbërritur për në stacion. Nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa nuk dihet nëse në momentin e përplasjes kishte pasagjerë në autobus, apo persona që prisnin në stacion.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.