Përse fansat janë të zemëruar me Ryan Gosling dhe filmin “Barbie”

0 23

Imazhi i parë i publikuar i Ryan Gosling në rolin e Ken në filmin e ardhshëm “Barbie” ka bërë që fansat të “shpërthejnë” në rrjetet sociale. Ndonëse nuk ka dyshim se aktori është një burrë i pashëm i njohur për rolet në filmat si “The Notebook” dhe “La La Land”, transformimi i tij i fundit nuk është pritur aspak mire.

Me flokë të shkurtër të bardhë dhe lëkurë ngjyrë portokalli fansat vunë në dyshim se si stilistët kishin arritur ta bënin mashkullin me pamje normalisht mahnitëse të dukej aspak i tillë.

Ajo foto e Ryan Gosling për filmin “Barbie” është e tmerrshme”- ishte një nga komentet e shumta.

Për më tepër, disa fansa nuk kishin ndonjë problem me pamjen dhe reaguan ndaj pretendimeve se ai dukej shumë i vjetër për të marrë rolin. Sipas tyre edhe pse Ryan Gosling është pak më i vjetër për të luajtur Kenin, ai është një aktor i mrekullueshëm dhe me të vërtetë i pashëm, dhe se do të ndihmojë për të sjellë një komedi të arrirë.

Por ajo që është më e lumtur për Ryan është partnerja e tij prej 10 vitesh, Eva Mendes, e cila ndau mendimet e saj për filmin e tij të ardhshëm. Në një mbishkrim krahas fotos, Eva zbuloi se ishte shumë e emocionuar që fansat të shihnin filmin e shumëpritur të “Barbie”. Eva dhe Ryan rrallë postojnë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, pasi ata kryesisht e mbajnë romancën e tyre private dhe të fshehtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.