Petrit Vasili: Drejtësia gërmadhe pas bombardimit rilindas për ta kapur atë

0 154

Nga Petrit Vasili:

Drejtësia gërmadhe pas bombardimit rilindas për ta kapur atë!

Gjykata të cunguara as me numër minimal gjykatesish.

Prokurori me një grusht prokurorë.

Dhjetra mijra dosje, që nuk dihet në se do tu vijë radha të shqyrtohen.

Gjykatës me 2500 – 3000 dosje për shqyrtim.

Vonesa shumëvjeçare në dhënien e drejtësisë.

Cilësi e ulët gjykimi dhe hetimi për shkak të volumit shumë të madh dhe numrit shumë të kufizuar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërsa këta kavërdisin si në një vorbë çorbën e dështimin e tyre me kinse harta gjyqësore, që nuk i japin zgjidhje problemeve kritike, sepse mbi qytetarët bien të gjitha pasojat.

Pandeshkueshmëria e qeverisë është ligjeruar dhe vendin po e shkaterrojnë krimi i organizuar, trafiqet dhe korrupsioni, që ndihen më të qeta se kurrë.

Pranoni dështimin( accept the failure) shqiptarë dhe ndërkombëtarë dhe gjeni rrugën për të shkuar te reforma e 21-22 korrikut 2016.

Drejtesia është kthyer në një gërmadhë pas bombardimit rilindas për ta kapur me çdo kusht atë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.