Petrit Vasili: Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e LSI për ligjin për koorporatën e investimeve

0 36

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e LSI për shpalljen si anti kushtetues të ligjit për koorporatën e investimeve shqiptare.

Ai shprehet se gjykata nuk e rrëzoi fare këtë kërkesë dhe as nuk e diskutoi në seancë plenare por sipas tij e mbylli në një dhomë duke vendosur që LSI nuk është legjitime si palë për t’iu drejtuar Kushtetueses.

Vasili thotë se Gjykata Kushtetuese ka mbajtur të njëjtin pozicion edhe ndaj kërkesës së LSI për ligjin e vetëqeverisjes vendore.

“Pozicionimi i kesaj Gjykate Kushtetuese si Korporate rilindase, duke mos u shprehur dhe duke u shmangur, qe te jape opinionin e saj e ka kthyer ate nga mbrojtese e natyrshme e interesit publik, ne armike te interesit publik duke u vendosur trashe dhe ne menyre vulgare ne krah te rilindjes dhe veprimeve te njepasnjeshme korruptive, antiligjore dhe antikushtetuese te saj”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Gjykata Kushtetuese kjo Korporate rilindase, armike e interesit publik!

Gjykata Kushtetuese sot rrezoi kerkesen e Levizjes Socialiste per Integrim per shpalljen si antikushtetues te Ligjit 71/2019 ” Per Korporaten e Investimeve Shqiptare”.

Gjykata nuk e shqyrtoi fare kete kerkese, as nuk e diskutoi ne Seance Plenare, por e mbylli ne nje dhome te mbyllur duke vendosur se LSI nuk qenka legjitime si palë per t’ju drejtuar kesaj Gjykate.

E vendosur hapur si nje gardiane e interesave me te errta te Rilindjes, Gjykata Kushtetuese ne menyre te perseritur ka zgjedhur ti shmanget perballjes per mbrojtjen e interesit publik per te mos prekur interesat miliardere te Rilindjes ne pushtet.

Ne te njejtin pozicion te neveritshem Gjykata Kushtetuese mbajti edhe ndaj Kerkeses se LSI per ligjin e Vetqeverisjes vendore, kur rilindja hoqi nga Ligji per Vetqeverisjen vendore te shumices se cilesuar per marrjen e vendimeve me interes te larte publik.

Ky vendim legjitimoi dhe i hapi rrugen grabitjes se pashembullt mafioze nga Pushteti Vendor monist rilindas te pronave publike, dhe pastrimit pasues te parase per interes te rilindjes.

Te njejtin pozicion te neveritshem kjo Gjykate mbajti edhe per Zgjedhjet Vendore moniste njepartiake te vitit 2019 dhe ankimimit te Shoqates se Bashkive duke mos marre asnje pozicion per kete ngjarje, me te rëndën e me skandalozen per demokracine shqiptare.

Po keshtu e neveritshme u paraqit kjo Gjykate Kushtetuese duke mos e denuar fare e duke mos mbajtur qendrim ndaj procedures antiligjore, mafioze dhe te falsifikuar te Kuvendit te Shqiperise per shkarkimin e presidentit dhe duke u shnderruar Gjykaten ne vegel qorre te rilindjes dhe mbeshtetese te dhunimit te kushtetutes dhe te ligjit prej saj.

Per keta te Gjykates Kushtetuese nuk qenka legjitime nje parti parlamentare e votuar nga dhjetra mijra qytetare dhe qe mbron, fort dhe bazuar ne kushtetute e ligj, interesin publik.

Dhe na qenkan legjitime keta lakej te Rilindjes ne Gjykaten Kushtetuese, qe u zgjodhen hapur nga rilindja dhe tani po veprojne haptas si sherbetore te saj pa moral ligjor e personal.

Pozicionimi i kesaj Gjykate Kushtetuese si Korporate rilindase, duke mos u shprehur dhe duke u shmangur, qe te jape opinionin e saj e ka kthyer ate nga mbrojtese e natyrshme e interesit publik, ne armike te interesit publik duke u vendosur trashe dhe ne menyre vulgare ne krah te rilindjes dhe veprimeve te njepasnjeshme korruptive, antiligjore dhe antikushtetuese te saj.

Mendimi i pergjegjshem dhe kushtetues i pakices ne kete Gjykate, ishte nje mundesi luajale per te nxjerre Gjykaten Kushtetuese nga bataku rilindas ku ajo ka rene dhe per te ulur sado pak zhgenjimin mbarepopullor me kete Gjykate gjoja pjelle e Reformes se abortuar ne Drejtesi.Por shumica rilindase e kapur per fyti e refuzoj kete mundesi duke thelluar akoma me shume zhgenjimin dhe zemeratën ndaj saj.

Sot mund te thuhet me gojen plot se pa as me te voglin diskutim kjo Gjykate Kushtetuese zhgenjyese eshte vite drite larg Gjykates Kushtetuese te mapershme, e cila u qendroi perballe te gjitha qeverive te majta e te djathta ne emer te interesit me te larte publik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.