Pfizer do të furnizojë me vaksina programin Covax, përfituese edhe Shqipëria

0 272

Kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech janë pajtuar që të furnizojnë me vaksinat e tyre kundër Covid-19, programin Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Programi Covax i OBSH-së ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave kundër sëmundjes Covid-19, te shtetet e varfra.

Pjesë e këtij programi është edhe Shqipëria e Kosova, që pritet të marrin nga Covax-i doza të vaksinës për 20 përqind të popullatës. Marrëveshja mes Pfizer/BioNTech pritet të bëhet publike, por ende nuk është e qartë se çfarë sasie të vaksinave do të marrë programi Covax nga Pfizer/BioNTech, por pritet që sasia të jetë e vogël.

Kompania BioNTech nuk ka dashur të komentojë për këtë marrëveshje, ndërkaq Pfizer nuk i është përgjigjur pyetjeve për këtë çështje. Përgjigje nuk kanë dhënë as nga OBSH-ja dhe aleanca për vaksina, GAVI.

Shqipëria ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-covid, tek aleanca Covax për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë. Covax ka bërë marrëveshje me 9 prodhues vaksinash, përfshi Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë kanë prodhuar një vaksinë. Paraprakisht, Covax ka përllogaritur se kostoja e një doze vaksine do të jetë 10.55 dollarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.