Pikëpyetjet e mutacionit Covid-19, eksperti: Vaksina e lufton

0 266

E gjithë bota po vazhdon të përballet me pasojat e pandemisë së Covid-19, dhe vetë virusi ka pësuar mutacion, duke ngritur pikëpyetje mes ekspertëve për rreziqet. Andi Koraqi, shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, shpjegon se ky mutacion i Covid-19 nuk pritej nga ekpertët ndërkombëtarë.

”Mutacioni ka dalë jashtë parashikimeve. Është ndryshim i madh i pashpjegueshëm. Nuk dihet ende sesi ka ardhur, ndëkohë që nuk dimë ende pasojat që lë në organizëm. Ndryshimi mes atij klasik dhe virusit të ri është se lidhet me 27 nukleotide”,-thotë Koraqi.

Ky variant i ri i Covid-19 u zbulua për here të parë në Britaninë e Madhe dhe po qarkullon në Europë, ndërsa nuk dihet ende nëse ka mbërritur në Shqipëri. Aktualisht kompania Pfizer dhe ajo Biontek, po bëjnë testime e analiza për të saktësuar ndikimin e vaksinës së prodhuar tek ky mutacion, por edhe tek forma të tjera të virusit që janë shfaqur në botë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.