Pioli: Inter dhe Juve dy ekipet më të forta

0 204

Ishte treni i fundit që i mbante në garën për titull, Milan jo vetëm nuk e humbi këtë shans, për në “San Siro” siguroi një fitore të çmendur, një fitore me përmbysje që mban të gjallë këtë objektiv, për më tepër i jep një goditje të fortë Interit pikërisht në momentin e tyre më të mirë. Stefano Pioli rikthehet të flas për këtë sfidë dhe jo vetëm:

“Derbi? Skuadra nuk rreshti kurrë se besuari pastaj episodet vendosën këtë sfidë, ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar. Rinovimi im? Unë ndihem shumë mirë këtu, kam një raport të shkëlqyer me klubin dhe drejtuesit, jemi në sintoni të plotë. Sot mund ta them pa frikë se këtu mund të qëndrojë përjetësisht, por unë e di që futbolli është i papritur dhe shumë dinamik”. Në intervistën e tij për mediat italiane, Pioli u ndal edhe tek episodi aq shumë i diskutuar, tek goli i barazimit: “Arbitri vendos si i interpreton, ndërsa lojtarët duhet të përshtaten. Në Evropë këto gjysmëfaulla nuk akordohen asnjë herë dhe nuk mund të ndalosh të protestosh sepse futbolli është një sport kontakti.

Gara për titull? Klasifikimi nuk është ende i plotë, mungojnë ndeshje që duhen rikuperuar. Për mendimin tim 5 ekipet e para janë të gjitha në garë për titull dhe Champions. Vijoj të mendoj se Inter dhe Juve janë dy skuadrat më të forta.

Ibra? Sezoni është ende i gjatë, për momentin është i dëmtuar por mbetet një opsion shumë i rëndësishëm për ne, është i qetë dhe po bën gjithçka për tu rikthyer sa më shpejt”, theksoi ndër të tjera Pioli ku nuk munguan as elozhet për portierin Maignan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.