Pioli shijon pushimet dhe premton 4 blerje

0 18

Një verë pasi ke fituar titullin kampion është gjithnjë një verë e veçantë, ka më shumë shije. Stefano Pioli e pranon se ky është një moment magjik, por mezi pret të rikthehet në fushë: “Nuk jam ndjerë kurrë kaq shumë milanist, por mezi pres të rikthehem në fushë, të stërvit lojtarët dhe të mbrojmë titullin kampion. Më mungojnë shumë lojtarët e mi”, u shpreh Piolio për La Gazzetta dello Sport duke theksuar ndër të tjera se vijon të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm më dyshen Maldini-Massara.

Disa miq shumë të afërt me trajnerin kanë zbuluar se Piolo kërkon një mbrojtës, një mesfushor, një numër 7 dhe një numër 10, ose një 10 që mund të luajë edhe si 7. Sipas mediave italiane, Divock Origi pritet të jetë transferimi i parë zyrtar i Milanit. Sulmuesi do të zbarkojë në Milano javën e ardhshme për të firmosur kontratën e re me “djallin”, Origi vjen falas nga Liverpool.

Një tjetër temë shumë e rëndësishme është edhe transferimi i Renato Sanchez. Milan ka gjetur prej kohësh akordin total me mesfushorin portugez por mbetet për tu mbyllur marrëveshja edhe me Lille. Ky operacion pritet ti kushtojë Milanit 10-15 milionë euro.

Leave A Reply

Your email address will not be published.